Mbrëmë ekipi kuq e bardh, Gjilani, e mposhti atë letonez në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Skuadra e Zekirija Ramadanit e ka filluar në mënyrën më të mirë aventurën në kualifikimet drejt Ligës së Konferencës, duke gjetur fitoren kundër Liepajas përmes golit të mesfushorit e njëkohësisht mbrëmë ishte edhe kapiteni i skuadrës, Albert Dabiqajt.
Pas një asistimi nga Elton Cale, Dabiqaj shënon në minutën e 37’ për ta kaluar Gjilanin në epërsi prej 1:0, gol i cili rezultoi të jetë edhe i vetmi i kësaj ndeshjeje.
Tani, gjilanasit do të tentojnë ta mbrojnë apo rrisin avantazhin e fitores në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet më datën 12 korrik në stadiumin “Daugavas” në Liepaja. /UBTNews/