Punimet restauruese në ish-objektin e Teknikës Popullore në Gjilan po i afrohen fundit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore të qytetit.
Me një investim prej rreth 200 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, objekti po restaurohet plotësisht sipas standardeve profesionale, me qëllim që të ruhet autenticiteti i tij arkitekturor dhe vlerat historike.

Ky projekt jo vetëm që siguron mbrojtjen e këtij monumenti, por edhe i jep mundësi gjeneratave të ardhshme ta përdorin dhe ta vlerësojnë si pjesë të identitetit kulturor të Gjilanit dhe Kosovës.
Ministria ka theksuar po ashtu se investime të tilla janë të domosdoshme për promovimin dhe integrimin e trashëgimisë kulturore në jetën publike dhe kulturore të komunitetit.
/A.Z/UBT News/