Trajneri i mirënjohur Bylbyl Sokoli sot është prezantuar te Gjilani të cilën do ta udhëheq në pjesën e mbetur të kampionatit, shkruan “Zëri.info”.
Sokoli zëvendëson trajnerin Gentjan Mezanin i cili u largua para dy jave për shkak të rezultateve të dobëta.
Lajmin e ka bërë publike SC Gjilani përmes një njoftimi në “Facebook”.
Njoftimi i Gjilanit
KOMUNIKATË ZYRTARE:
MIRËSEVJEN ‘PROFA’!
Sport Club “Gjilani” njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Bylbyl Sokoli për të marrë drejtimin e skuadrës.
Debutimin për këtë edicion ai do ta bëjë në ndeshjen e 1/16 të finales së Kupës së Kosovës ndaj KEK-ut.
Kjo do jetë kontrata e dytë e punës e Sport Club “Gjilani” dhe trajnerit Sokoli, i cili kishte drejtuar skuadrën dhe katër edicion më parë.
Profesor Sokolit i urojmë mirësardhje dhe shumë sukses drejt realizimit të objektivave që ka vendosur klubi.