UBT News

Gjilani po triumfon në derbi pas pjesës së parë kurse Llapi me Drenicën luajnë baraz

Përfunduan 45 minutat e parë të ndeshjeve në Gjilan dhe Podujevë. Skifterat po fitojnë me rezultat minimal 1 me 0 kundër intelektualëve me golin e shënuar nga Shend Kelmendi kurse Llapi po barazon me Drenicën me rezultat 1 me 1.

Golin e parë e shënoi për llapjanët Bianor Neto kurse autogol shënoi Ardit Peposhi i Llapit për të barazuar rezultatin.

Këto janë dy ndeshjet e fundit të xhiros së 24-të në BKT Superligë./UBTNews/

Exit mobile version