Klubi futbollistik, SC Gjilani ka njoftuar se ka transferuar mbrojtësin Besart Krivanjeva.
26 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin kuq e bardh, nga Superliga e Kosovës, dhe ka mundësi vazhdimi.
Krivanejva ishte së fundmi lojtar i skuadrës shqiptare Egnatia, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra si Shkupi dhe Metalurgut në Maqedoninë e Veriut. /UBTNews/