UBT News

Gjilani dhe Prishtina ndahen në paqe

Gjilani dhe Prishtina kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të më Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas fitores në Kupë, Prishtina nuk ka arritur ta mposht Gjilanin në kampionat, pasi është ndalur me barazim.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje u karakterizua me lojë të barabartë dhe pa shumë raste nga të dyja skuadrat, të cilat shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, skuadrat u ringjallen dhe pati më shumë raste nga të dyja ekipet ku edhe rezultuan me nga një gol për secilen.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Senad Jarovic në minutën e 51, ndërsa 7 minuta para përfunimit të takimit Ardian Limani me një gol të bukur vulosi rezultatin përfundimtar 1-1.

Pas këtij barazimi, Prishtina gjindet në pozitën e katërt me 30 pikë, ndërsa Gjilani zë vendin e tetë me 20 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina e pret Malishevën, ndërsa Gjilani udhëton te Feronikeli ’74./UBTNews/

Exit mobile version