UBT News

Gjiganti i Premier League-s ka shfaqur interes për shërbimet e Albion Rrahmanit

Albion Rrahmani po përjeton një super sezon me Rapid Burcurest-in dhe me shumë gjasë e ardhmja e tij nga sezoni i ardhshëm do të jetë larg Rumanisë.

Sipas mediumit rumun “Fantatik”, sulmuesi kosovar ka zgjuar interesimin e Aston Villës.

Me Rrahmanin, i cili kaloi nga Ballkani te Rapidi për shumën e 600 mijë eurove, pati një impakt të madh te skuadra aktuale.

“Interesim i madh për Rrahmanin nga Aston Villa. Sipas burimeve tona, Aston Villa është e interesuar për Rrahmanin, lojtar në profilin e Unai Emery”, ka zbuluar gazetari Horia Ivanovic.

Gazetari Alin Buzarin, i pranishëm në studio, deklaroi në emision se e sheh Albion Rrahmanin si lojtarin më të mirë në Superligën e Rumanisë.

“Për mua ai është lojtari më i mirë në Superligë për momentin. Para Coman dhe mbi Darius Olaru. Një lojtar për të cilin janë dhënë 600 mijë euro dhe ka luajtur 15 ndeshje për Rapid”, deklaroi ai.

Albion Rrahmani këtë edicion numëron gjithësej 13 gola dhe tri asistime në 15 paraqitje në kampionatin romun. Teksa, vlera e tij në tregun e transefrimeve arrin në shifren e 1.4 milion eurove./UBTNews/

Exit mobile version