Olympique de Marseille po synon një transferim të anësorit të Lille OSC, Edon Zhegrova, por po përballet me konkurrencë të fortë për nënshkrimin e tij, thuhet sipas një raporti nga “Foot Mercato”.
Koha e Zhegrovës me Lille po mbaron dhe klubi e ka bërë të qartë se është i gatshëm ta shesë atë këtë verë për çmimin e duhur. Reprezentuesi i Kosovës ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ka bërë shpesh deklarata se është gati të largohet për në një klub të ri.
“Foot Mercato” shkruan se Zhegrova është shumë i interesuar në mundësinë e bashkimit me Marsejën, e cila do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Ai ka të ngjarë të jetë konkurrencë për Mason Greenëood në krahun e djathtë të sulmit.
Megjithatë, edhe skuadra saudite Al-Nassr e ka në shënjestër dhe dëshiron ta shohë atë të bashkohet me një sulm ku luajnë Cristiano Ronaldo dhe João Felix. Al-Nassr thuhet se është në bisedime me Zhegrovën për një transferim.
Pavarësisht situatës së tij me kontratën dhe gatishmërisë së tij për t’u larguar, Lille nuk është e gatshme të heqë dorë nga një çmim me vlerë rreth 15 milionë euro (plus 5 milionë euro në bonuse).