UBT News

Gjigantët evropianë në garë për shërbimet e talentit të River Plate

Javë më parë u raportua se Barcelona kishte filluar të ndiqte nga afër situatën e talentit të River Plate, Franco Mastantuono. Ndërsa së fundmi thuhet se edhe Real Madridi i është bashkuar kësaj gare.

17-vjeçari është lojtari më i ri që ka luajtur në ‘SuperClasico’ mes Boca Juniors dhe River Plate, dhe gjithashtu u bë golashënuesi më i ri ndonjëherë për River.

Sipas ‘TNT Sports’, Los Blancos do të konsiderojë një ofertë për të në vitin 2025. Pikërisht atëherë kur ai mbush 18 vjeç dhe mund të kalojë ligjërisht në Evropë.

Megjithatë, deri atëherë, ata janë të lumtur ta lënë atë të vazhdojë të zhvillohet në kampionatin argjentinas, ku edhe po aktivizohet aktualisht.

Tani për tani ai ka një kontratë deri në vitin 2025 me River Plate, por besohet se argjentinasit janë duke punuar për një marrëveshje të re me Mastantuono.

Përveç Barcelonës, PSG dhe Manchester United gjithashtu janë lidhur me të, dhe klauzola e tij e lirimit me kontratën aktuale është 30 milionë euro./UBTNews/

Exit mobile version