Kaoru Mitoma po shkëlqen me Brightonin dhe është bërë objektiv i skuadrave më të mëdha angleze.
Manchester City, Manchester United dhe Chelsea janë futur në garë për sherbimet e fantazistit të Brighton.
Japonezi shkëlqeu sezonin e kaluar me 10 gola, derisa këtë edicion ka realizuar tre të tillë dhe ka asistuar gjashtë herë për bashkëlojtarët e tij.
Kështu bardhekaltërtit janë të gatshëm të heqin dorë nga 26-vjeçari nëse vije një ofertë mbi 60 milionë euro./UBTNews/