Gjidhënia është shumë e shëndetshme për fëmijët dhe për këtë arsye shumë gra vendosin të ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri, por hulumtimet e fundit kanë treguar që gjidhënia po ashtu ndihmon edhe zemrën e gruas në jetën e mëvonshme.
Hulumtimi ka përfshirë rreth 300 gra. Ato të cilat nuk kanë ushqyer me qumësht gjiri kanë qenë më të ekspozuara ndaj arterieve të kalcifikimit koronar dhe sëmundjeve koronare të zemrës. Kur vjen gjer tek kalcifikimi dhe pllakat në arterie, qarkullimi i gjakut zvogëlohet, dhe nëse grumbullohen mjaft pllaka dhe shtresa yndyrore, atëherë mund të ndodh infarkti apo sulmi në zemër. Mundësitë janë më të mëdha që tek nënat jogjidhënëse të zhvillohen ndryshime të cilat shpijnë kah simptomat e sëmundjeve të zemrës.
Në studim kanë marrë pjesë 297 nëna, të cilat kanë pasur së paku një fëmijë. Në atë kohë, kishin moshën nga 45 gjer në 58 vjeç, dhe kurrë nuk kishin patur simptome apo ndonjë diagnozë të ndonjë sëmundjeje të zemrës. Hulumtuesit kanë përdorur dy teknika: tomografinë me rreze elektronike dhe ultrazërin – në mënyrë që të kontrollojnë gjendjen e enëve të gjakut.
Kanë zbuluar se 32 % e grave, të cilat nuk kanë ushqyer me gji, kanë kalcifikim të enëve të gjakut në raport me 17 % të grave të cilat kanë ushqyer me gji. Hulumtuesit kanë gjetur kalcifikim tek 39 % e grave që nuk kanë ushqyer me gji në raport me 17% të nënave gjidhënëse dhe shtresave të pllakave tek 18 % e nënave jogjidhënëse në raport me 10% të nënave gjidhënëse.
Duke marrë parasysh statutin ekonomiko-social, historinë e sëmundjeve në familje dhe mënyrën e jetesës, faktorët e rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe peshën trupore, shkencëtarët kanë arritur në përfundim që nënat që nuk ushqejnë me gji janë pesë herë më të ekspozuara ndaj kalcifikimit të aortës sesa nënat gjidhënëse.
Të mirat e gjidhënies për shëndetin shihen në mënyrën se si trupi i ndërton dhe i largon (apo nuk i largon) shtresat yndyrore pas lindjes, thonë shkencëtarët.
Trupi i gruas pritet të kalojë gjatë shtatzënisë, si dhe gjatë këtij procesit të sekretimit të qumështit apo laktacionit. Gjatë shtatzënisë, trupi ndërton yndyrëra të cilat do të duhej ti largon gjatë laktacionit. Nëse gruaja nuk ushqen me gji, atëherë organizmi do të duhet të ballafaqohet me këto yndyrëra shtesë.
Poenta e tërë këtij artikulli është që të theksohet se sa është e rëndësishme gjidhënia. Nëse arrini të ushqeni me gji së paku 3-4 muaj pas secilës lindje, enët e gjakut do të qëndrojnë në gjendje më të mirë. Nëse nuk mundeni aq, mundohuni së paku edhe për një kohë të shkurtër. Tre muaj janë periudhë optimale, por nëse nuk keni mundësi, atëherë aq sa mundeni.
Ende duhet hulumtuar, por shkencëtarët janë të emocionuar për këtë zbulim dhe për efektin pozitiv të gjidhënies që ka ai tek gruaja.