Policia e Kosovës në raportin njëditor njofton se një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rrahman Dini” në Prishtinë.
Sipas raportit rasti ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të datës 14 prill 2026.
Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore së bashku me një ekip mjekësor. Pas ekzaminimit fillestar, mjekët e pranishëm kanë konstatuar vdekjen e viktimës, një mashkull kosovar.
Për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
