Një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë, njofton Policia në Raportin e saj 24 orësh.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 18:05. Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.
Rasti nga autoritetet po trajtohet si “hetim i vdekjes”. /E.A/
