UBT News

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

Një person është gjetur pa shenja jete ne banese e tij në Mitorvice, sipas raportit njëditor të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”. Viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Me rekomandim të prokurorit të shtetit dhe pas kërkesës së shprehur nga vetë familjarët, trupi i pajetë i viktimës nuk është dërguar për obduksion, por u është liruar menjëherë atyre për zhvillimin e ceremonisë mortore.

Rasti po trajtohet nga policia sipas procedurave të parapara për vdekjet e gjetura në rrethana të tilla. /E.A/

Exit mobile version