Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e quajti “të papërgjegjshëm” njoftimin e Putinit për të pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë në traktatin e reduktimit të armëve bërthamore START me Shtetet e Bashkuara.
Duke folur në seancën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Baerbock tha se Putinit, i cili njoftoi pezullimin javën e kaluar, duhet t’i kërkohet që të rikthehet në traktat./UBTNews/