UBT News

Gjermania synon fitoren ndaj Japonisë, ja formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 14:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Gjermanisë dhe asaj të Japonisë, e vlefshme për xhiron e parë të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Të dy këto kombëtare janë pozicionuar në Grupin E të këtyre kualifikimeve, së bashku me Spanjën dhe Kosta Rikan.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Gjermania e mposhti Omanin me rezultat minimal 1:0, kurse Japonia u mposht 2:1 nga Kanada.

Takimi i fundit mes Gjermanisë dhe Japonisë daton në muajin maj të vitit 2006, ku asokohe ndeshja përfundoi e barabartë me rezultat 2:2.

Në Kupën e Botës të vitit 2018, Japonia kaloi në fazën eliminatore pasi e eliminoi Senegalin bazuar në numrin e kartonëve të verdhë të marrë. Kjo ishte hera e parë dhe e vetme që ndodhi në historinë e këtij turneu.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy kombëtaret do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Gjermaninë mungon Leroy Sane, ndërsa te Japonia nuk do të paraqitet Wataru Endo.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët futbollistë do ta nisin ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Exit mobile version