Përfaqësuesja e Gjermanisë në futboll ka shënuar fitoren e parë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, ku germanët pas disfatës së pësuar nga Sllovakia mposhtën Irlandën e Veriut me rezultat 3:1.
Kjo ndeshje e grupit A, u zhvillua në Koln të Gjermanisë. Pas golit të Gjermanisë, Irlanda e Veriut nëpërmjet Isaac Price barazoi shifrat me rezultatin 1:1 që përfundoi pjesa e parë.
Por gjermanët nuk lejuan befasi, duke shënuar dy gola në pjesën e dytë për fitoren 3:1.
Fillimisht Nadiem Amiri shënoi për 2:1 në minutën e 69-të, kurse tre minuta më vonë gjermanët shënuan edhe golin për 3:1. Golin e tretë për Gjermaninë e shënoi Florian Wirtz.
Sllovakia është në vendin e parë me gjashtë pikë, kurse nga tri pikë kanë Irlanda e Veriut dhe Gjermania. Luksemburgu mbetet pa pikë./S.K/EO/