Shkalla e infeksionit me COVID-19 është rritur pavarësisht masave strikte. Gjermania është duke u përballur me valën e tretë të infeksionit, me variantin ngjitës B117, i cili u shfaq për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Masat e reja antiCOVID-19 kanë hyrë në fuqi të shtunën. Ligji do të jetë në fuqi deri më 30 qershor, me çdo ndryshim të mëtejshëm që kërkon miratimin e parlamentit. Nëse shtetet kanë rregullore më të rrepta, ato do të vazhdojnë të zbatohen./UBTNews