20 skulptura të bronzta historike iu kthyen Nigerisë nga Gjermania në kuadër të përpjekjeve për të adresuar “të kaluarën e saj të errët koloniale”, njoftoi të marten ministrja e jashtme gjermane.
Annalena Baerbock, ministrja e jashtme e Gjermanisë, ua ktheu këto artefakte kulturore zyrtarëve nigerianë në një ceremoni e cila u mbajt në Abuja, kryeqytetin e Nigerisë.
Skulpturat që njihen si Bronzet e Beninit, u plaçkitën nga Afrika Perëndimore nga trupat britanike kur ishte nën sundimin kolonial.
“Ishte gabim që i vodhën këto bronze. Ishte gabim që i mbajtën ato dhe është shumë vonë për t’i kthyer në shtëpinë e tyre”, deklaroi Baerbock në këtë ngjarje.
Skulpturat u përdorën në rituale për të nderuar paraardhësit dhe sundimtarët e njerëzve të Beninit./UBTNews/