UBT News

Gjermania i siguron qytetarët e saj se furnizimi me gaz “mbetet i garantuar”

27 April 2022, Mecklenburg-Western Pomerania, Lubmin: View of pipe systems and shut-off devices at the gas receiving station of the Nord Stream 1 Baltic Sea pipeline and the transfer station of the OPAL (Ostsee-Pipeline-Anbindungsleitung - Baltic Sea Pipeline Link) long-distance gas pipeline. The Nord Stream1 Baltic Sea pipeline, through which Russian natural gas has been flowing to Germany since 2011, ends in Lubmin near Greifswald. Photo: Stefan Sauer/dpa (Photo by Stefan Sauer/picture alliance via Getty Images)

Furnizimi i Gjermanisë me gaz “mbetet i sigurt” tha të mërkurën ministria gjermane e ekonomisë.

“Furnizimi ynë me gaz është i garantuar në këtë fazë dhe ne po monitorojmë nga afër situatën e furnizimit së bashku me Agjencinë Federale të Rrjetit”, tha zëdhënësja Susanne Ungrad për CNN, transmeton UBT News.

Shumica e gazit rus të importuar nga Gjermania, megjithatë, nuk kalon përmes Ukrainës, përkundrazi transportohet nëpërmjet tubacionit Nord Stream 1 përmes Balltikut, shtoi Ungrad.

Zyrtarët gjermanë kishin paralajmëruar më parë se mund të përballet me mungesë gazi për një mosmarrëveshje pagesash me Rusinë që u ngrit pas pushtimit të Ukrainës./UBTNews/

Exit mobile version