Gjermania po dorëzon fizikisht dy medalje të bronzta të Beninit dhe ia kthen më shumë se 1 mijë objekte të mbetura nga koleksionet e muzeve të saj në pronësi Nigerisë, më shumë se një shekull pasi ato u grabitën nga ushtarët britanikë nga mbretëria dikur e fuqishme në Afrikën perëndimore.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe ministrja e Kulturës, Claudia Roth, do të nënshkruajnë një marrëveshje kthimi me homologët e tyre nigerianë, Zubairu Dada dhe Lai Mohammed, në Berlin, të premten mbrëma.
Marrëveshja politike me efekt të menjëhershëm shndërron në pronë nigeriane 1 mijë e 100 artefakte të mbajtura nga Muzeu Linden në Shtutgart, Forumi Humboldt i Berlinit, Muzeu Rautenstrauch-Joest i Këlnit, Muzeu i Kulturave Botërore të Hamburgut dhe Koleksionet Etnografike Shtetërore të Saksonisë.
Muzetë dhe qeveria nigeriane më pas do të negociojnë kthimin fizik të objekteve individuale, disa prej të cilave mund të mbesin për ekspozim në Gjermani sipas marrëveshjeve të kujdestarisë./UBTNews/