Gjermania do të furnizojë Ukrainën edhe dy raketahedhës dhe raketa të shumta për të forcuar mbrojtjen e saj, njoftoi sot ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht në Berlin.
“Ne kemi vendosur të dorëzojmë në Ukrainë edhe dy raketahedhës MARS II, përfshirë 200 raketa”, tha Lambrecht në një konferencë.
Trajnimi i operatorëve ukrainas pritet të fillojë këtë muaj, shtoi ajo.
Për më tepër, Gjermania do të dorëzojë gjithashtu 50 automjete të blinduara Dingo, tha Lambrecht./UBTNews/