UBT News

Gjermanët protestojnë kundër kufizimeve për koronavirus

Pavarësisht ndalesës për mbajtje të disa protestave, mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e Berlinit për të protestuar kundër masave për luftim të koronavirusit, përmes së cilave Qeveria gjermane synon të luftojë variantet e reja të këtij virusi.

Policia ka thënë më 1 gusht se disa protestues kanë “sulmuar” zyrtarët policorë dhe kanë penguar trafikun në kryeqytetin gjerman.

Një zëdhënës i Policisë ka vlerësuar se rreth 5,000 protestues kanë qenë pjesë e organizimit, ndërsa 600 janë ndaluar.

Protestat, që janë zhvilluar edhe në qytete tjera gjermane, kanë ardhur pasi gjyqtarët kanë ndaluar mbajtjen e disa marsheve në këtë fundjavë nga lëvizja Querdenker, e cila ka qenë më e zëshmja kundër kufizimeve për koronavirus.

Zyrtarët kanë thënë se kanë ndaluar mbajtjen e protestave, pasi ka pasur shqetësime se pjesëmarrësit mund të mos respektojnë vendimet për vendosje të maskës dhe mbajtje të distancës, ndërkohë që rritet numri i të infektuarve.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Francë më 31 korrik.

Dhjetëra mijëra protestues kanë ndalë nëpër rrugët e Parisit, për të kundërshtuar pasaportën shëndetësore për koronavirus, përmes së cilës mundësohet hyrja në një mori institucionesh publike.

Një pasaportë e vlefshme shëndetësore sigurohet nga vaksinimi i plotë, testi negativ për koronavirus, apo shërimi nga infektimi./REL

Exit mobile version