Albert Ajnshtajn, fizikani më i madh i të gjitha kohërave, u lind më 14 mars 1879.
Ajnshtajni është më i njohur për zhvillimin e teorisë së relativitetit, por ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e teorisë së mekanikës kuantike.
Relativiteti dhe mekanika kuantike janë së bashku dy shtyllat e fizikës moderne.
Formula e tij e ekuivalencës masë-energji E=mc2, e cila lind nga teoria e relativitetit, është quajtur “ekuacioni më i famshëm në botë”.
Ai mori çmimin Nobel në Fizikë të vitit 1921 “për shërbimet e tij ndaj fizikës teorike”.
Pak kohë më parë, një letër e shkruar nga Albert Ajnshtajni, ku ndodhej pikërisht ekuacioni i tij i famshëm E=mc2 u shit në ankand për më shumë se 12 milionë dollarë, rreth tri herë më shumë nga sa pritej.
Është një letër e rëndësishme, si nga pikëpamja holografike, ashtu edhe nga ajo e fizikës.
Letra me një faqe, e shkruar në gjermanisht dhe e drejtuar fizikanit amerikano-polak Ludëik Silberstein, mban datën 26 tetor 1946.
Silberstein ishte një kritik dhe sfidues i njohur për disa nga teoritë e Ajnshtajnit.
Ekuacioni “energjia është e barabartë me masën herë shpejtësinë e dritës në katror, ndryshoi fizikën, duke treguar se koha nuk ishte absolute dhe se masa dhe energjia ishin ekuivalente.