UBT News

Gjenerali Wesley Clark pas vendimit të Hagës: I shokuar, nuk ekziston asnjë dëshmi që e arsyeton këtë dënim

Ish-Komandanti i Lartë i NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark, ka reaguar me revoltë dhe tronditje ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila i dënoi katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjithsej 81 vjet burgim.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, gjenerali Clark deklaroi se vendimi i trupit gjykues është plotësisht i pabarazpeshuar me realitetin e luftës dhe argumentet e prezantuara gjatë procesit. Ai nëvizoi se përvoja e tij direkte në krye të aleancës ushtarake dhe dëshmia e tij zyrtare në këtë gjyq vërtetojnë qartë se bashkëpunimi me UÇK-në shërbente për t’i dhënë fund krimeve të regjimit serb.

“Jam i shokuar dhe i zemëruar. Unë e njoh Thaçin dhe shokët e tij dhe të gjithë ata që kanë bërë luftën. Unë kam dëshmuar në gjyq kam thënë se çfarë kam parë dhe e dija se çfarë po ndodhte në Kosovë dhe bashkëpunimin tonë me UÇK-së dhe nuk kam parë asnjë dëshmi që të justifikojë këtë lloj vendimi. Fatkeqësisht Gjykata e dha vendimin e vet dhe kjo do të jetë një rrugë e vështirë në të ardhmen”, u shpreh gjenerali.

Duke folur për pretendimet e prokurorisë, Clark sqaroi se lufta e UÇK-së ishte një kryengritje popullore kundër shtypjes shtetërore dhe dhunës ndaj civilëve shqiptarë. Ai vlerësoi lart përpjekjet e Hashim Thaçit për ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e pakicës serbe, duke hedhur poshtë kategorikisht çdo mundësi që ai të mbajë përgjegjësi për krime lufte.

“Me aq sa di, këto dëshmitë sekrete që edhe vetë nuk më treguan asnjë dëshmi nga prokuroria, nuk do të më bënin dhe që të ndryshonin mendimin tim. Unë jam takuar tre herë me Hashim Thaçin gjatë konfliktit dhe në Rambuje. Sigurisht e takova atë kur isha në Kosovë, por UÇK-ja dhe ajo çfarë po ndodhte atje ishte një rebelim kundër një regjimi autoritar dhe jo vetëm një regjim autoritar, por edhe shumë krime individuale të kryera nga serbë individualë përkundër fqinjëve të tyre shqiptarë. Dhe siç e kam shpjeguar dhe në gjykatë edhe sot kishte me shumë emocion me njerëz që kishin njohur njëri-tjetrin dhe shqiptarët u ndjen të tradhtuar nga fqinjët e tyre serbë që kishin jetuar një jetë së bashku, por sigurisht që ishin ndjesi të forta dhe këtë mendova se Hashim Thaçi bëri një punë të shkëlqyer për të ruajtur edhe popullatën e pafajshme serbe, si për ata të cilët ë që ishin mbi lumin Ibër që i shtyn shqiptarët më poshtë. Pra kam patur shqetësime për më tej, por nuk mund të thosha që Thaçi ishte dikush që të mund të dënohej për krime lufte”, përfundoi Clark.

 

Exit mobile version