UBT News

Gjendja e presidentit çek është “stabile” pas shtrimit në spital

Presidenti çek, Miloš Zeman, është në gjendje stabile në kujdes intensiv pasi ishte dërguar në spital një ditë pas zgjedhjeve të cilat panë një shumicë votuesish që refuzuan kryeministrin populist të vendit, transmeton UBT News.

Zeman, i cili luan një rol vendimtar në zgjedhjen e kryeministrit të ardhshëm, u pranua në Spitalin Qendror Ushtarak të Pragës të dielën pasi mbajti bisedime me kryeministrin Andrej Babiq.

Tani e ardhmja politike e Republikës Çeke mbetet e paqartë teksa Zeman ende po trajtohet.

Zeman ka vuajtur nga një sërë problemesh shëndetësore gjatë viteve të fundit./UBTNews/

Exit mobile version