Përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Kosovës kanë vizituar sot dy zyrtarët policor të sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Skenderaj.
Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri te dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoi gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile.
“Sindikata e Policisë iu ofroj policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroj këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment. Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit” thuhet në deklaratë.
Lidhur me këtë rast sot është lëshuar urdhër-arrest për Nuredin Lushtakun. Kurse, ndaj dy familjarë të tij është kërkuar masa e paraburgimit. Pas kësaj, Nuredin Lushtaku është dorëzuar në polici.