Fansat duket se i kanë gjetur sozinë Lei Krajës dhe mund të themi se kanë qëlluar në shenjë. Moderatorja e sportit ka zbuluar ditën e sotme se çdo ditë merr nga një mesazh, ku ndjekësit i thonë se ka një ngjashmëri shumë të madhe me partneren e Crsitiano Ronaldo-s, Georigina Rodriguez.
Fansat janë të bindur se moderatorja e njohur e sportit, Lei Kraja, ka ngjashmëri të madhe me modelen e famshme, Georgina Rodriguez. Bukuroshja shqiptare ka zbuluar përmes një postimi në “Instastory” se merr çdo ditë mesazhe, ku ndjekësit i shkruajnë se ajo ka ngjashmëri me partneren e futbollistit me famë botërore, Cristiano Ronaldo.
“Ju betohem marr mesazhe çdo ditë për ngjashmërinë që kam me Georgina Rodriguez. Unë mendoj se nuk ngjajmë”, shkruan Lei në postimin e saj në “Instastory”, ku pyet ndjekësit nëse ngjan me modelen e famshme apo jo.
E pjesa më e madhe e ndjekësve thonë se dy vajzat bukuroshe kanë ngjashmëri mes tyre.