Një i burgosur me inicialet K.N. është gjetur pa shenja jete sot, më 18 qershor 2026, në Pavijonin D të Qendrës Korrektuese të Dubravës, hapësirë kjo e destinuar për personat me nevoja të veçanta.
Sipas njoftimit zyrtar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, zyrtarët korrektues kanë hasur në një rast që dyshohet të jetë vetëvarje.
Megjithëse stafi i burgut dhe personeli mjekësor reaguan me urgjencë duke i ofruar ndihmën e parë dhe duke e transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, mjekët në spital vetëm kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Lidhur me ngjarjen janë njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent, ndërsa institucionet kanë iniciuar procedurat e nevojshme hetimore dhe administrative për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit. /E.A/
