Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një burri në Rahovec. Rast është bërë i ditur përmes raportit të fundit zyrtar të policisë.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit, me vendim të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen” dhe ndodhet në procedurë hetimore deri në sqarimin e plotë të rrethanave. /E.A/
