Një grua rreth moshës 37-vjeçare është gjetur e vdekur sot afër Fakultetit Teknik në Prishtinë. Rastin për UBTNews e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, njoftoi Borovci.
Ai deklaroi se Policia ka nisur hetimet, duke e cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”./UBTNews/