Një vazo që u mbajt në një kuzhinë në Angli mund të shitet për 186 mijë dollarë pasi u zbulua se ishte një artefakt i rrallë kinez i shekullit të 18-të, i cili u krijua për Perandorin Qianlong.
Vazo u ble nga një kirurg në vitet 1980 për disa qindra paund, sipas shtëpisë së ankandeve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar Dreweatts, e cila do ta realizojë shitjen në fund të këtij muaji. Kirurgu më pas ia la trashëgimi djalit të tij, i cili duke mos e ditur vlerën e saj e mbajti vazon në kuzhinë.
Vazoja dy metra e gjatë, me një gamë të mrekullueshme ari dhe argjendi kundër një sfondi të gjallë blu, bart shenjën dalluese me gjashtë karaktere të periudhës Qianlong (1736-1795) në bazën e saj, bëri të ditur përmes një deklarate për shtyp “Dreweatts”, në Anglinë Jugore.
Është vlerësuar se ajo mund të shitet nga 124 mijë deri në 186 mijë dollarë në shtëpinë e ankandeve Dreweatts më 18 maj./UBTNews/