Ekuadori konfirmoi, pas analizave të ADN-së, se breshka gjigante e zbuluar në 2019 në arkipelagun Galapagos i përket një specieje për të cilën ekspertët kanë besuar se janë zhdukur për më shumë se një shekull.
“Besohej se ishte zhdukur prej më shumë se 100 vitesh! Ne kemi konfirmuar ekzistencën e saj. Breshka e specieve Chelonoidis phantasticus është zbuluar në Galapagos”, shkroi Ministri i Mjedisit, Gustavo Marique.
Për të përcaktuar saktësisht speciet e saj, një ekip gjeneticienësh nga Universiteti Amerikan i Yale krahasuan ADN-në e kësaj breshke femër të gjetur në ishullin Fernandina me atë të një mashkulli, e fundit që ishte regjistruar në Galapagos në 1906.
Kjo specie tani është një pjesë muze dhe i përket Akademisë së Shkencave të Kalifornisë.
Breshka gjigande Chelonoidis phantasticus është endemike në Fernandina, një ishull i pabanuar 638 km2 në Galapagos, një arkipelag vullkanik në Paqësor i famshëm për florën dhe faunën e tij unike.
Ishte një nga 15 speciet e breshkave gjigande të regjistruara në arkipelag, duke përfshirë dy të zhdukura, Chelonoidis spp nga Santa Fe Island dhe Chelonoidis abigdoni nga Pinta Island.
“Ky zbulim natyrisht forcon shpresën tonë për të shpëtuar këtë specie, në mënyrë që të shmangim një fat të ngjashëm me atë të George të vetmuar”, emblema e arkipelagut, nënvizoi Danny Rueda, drejtori i Parkut Kombëtar Galapagos (PNG), sipas komenteve të raportuara nga Ministria e Mjedisit.