UBT News

Gjendet i vdekur ylli i “The Wire”

Aktori amerikan, Michael K.Williams është gjetur i vdekur në banesën e tij në New York. I ndjeri njihej për rolin e tij në serialin “The Wire”.

Mediat amerikane raportojnë se ai vdiq nga mbidoza e drogës, megjithatë nuk ka konfirmim zyrtar.

Williams – i cili ishte i nominuar për tre çmime Emmy – kishte folur hapur për luftën e tij me drogën ndër vite.

Në serialin “The Wire”, ai luajti rolin e Omar Little, një homoseksual, hajdut i rrugës i bandave të drogës. Ai ishte gjithashtu i njohur për interpretimin e Albert “Chalky” White, një gangster i fuqishëm, në serinë televizive “Boardwalk Empire”./UBTNews

Exit mobile version