UBT News

Gjendet e vdekur menaxherja e Kim Kardashian

Angela Kukawski, një menaxhere që ka punuar me emra të njohur sikurse Kardashians, u gjet e vdekur. Lajmin e konfirmoi Departamenti i Policisë së Los Angelesit të mërkurën.

Mediat e huaja raportojnë se Kukawski u raportua e zhdukur më 22 dhjetor. Policia e gjeti të vdekur atë në bagazhin e makinës së saj, thanë autoritetet.

I dashuri i saj, 49-vjeçari Jason Barker, u arrestua nën dyshimet për vrasje dhe po mbahet në burgun Van Nuy.

Detektivët besojnë se Barker e vrau Kukawskin në rezidencën e tyre në lagjen Sherman Oaks, më pas e transportoi trupin e saj brenda makinës së saj në Simi Valley./UBTNews

Exit mobile version