Mbetjet e asaj që konsiderohet të jetë një pallat mesjetar ku papët jetonin para se ta bënin Vatikanin shtëpi të tyren, janë gjetur në Romë para rinovimeve për Vitin e Shenjtë Katolik 2025, ose Jubileun, njoftoi të mërkurën Ministria italiane e Kulturës.
Arkeologët në shesh jashtë arkibazilikës së Shën Gjon Lateranit në qendër të qytetit zbuluan një strukturë komplekse arkitekturore që përfshinte mure që besohet se mbronin Patriarchion, një bazilikë monumentale e parashikuar nga perandori Konstantin në shekullin e 4-të, thuhet në njoftimin e ministrisë.
“Ky është një zbulim jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetin e Romës dhe historinë e tij mesjetare, pasi asnjë gërmim i thellë arkeologjik nuk është kryer ndonjëherë në shesh gjatë kohës moderne”, njoftoi tutje ministria.
Struktura fillestare e ndërtesës, e cila pason deklaratën e Konstandinit për tolerancën për krishterimin në Perandorinë Romake në 313, u zgjerua në faza midis shekujve 9 dhe 13 dhe strehoi papatin deri në vitin 1305 kur u zhvendos përkohësisht në Avignon në Francë./UBTNews/