UBT News

Gjenden dy granata dore gjatë pastrimit të një shtëpie në Prishtinë

Dy mjete të pashpërthyera janë gjetur të mërkurën në bodrumin e një shtëpie në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një qytetare ka hasur në mjetet e dyshuara – dy granata dore – teksa po pastronte hapësirat e bodrumit dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet.

Pas pranimit të informatës, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje për të siguruar perimetrin dhe për të garantuar sigurinë e banorëve të zonës. Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë edhe njësiti i specializuar për deminim (EOD), i cili ka bërë tërheqjen e kontrolluar dhe të sigurt të granatave.

Operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë incident. Autoritetet apelojnë te qytetarët që në raste të ngjashme të mos i prekin mjetet e dyshuara dhe të njoftojnë menjëherë linjat emergjente të Policisë. /E.A/

Exit mobile version