UBT News

Gjashtë zakone të gabuara në ushqim, që agjëruesit i bëjnë gjatë Ramazanit

Ramazani është, ndër të tjera, një mundësi e madhe edhe për ata që duan ta reduktojnë peshën e trupit dhe për të ndihmuar në probleme të ndryshme të zemrës, sidomos kolesterolit dhe presionin e lartë të gjakut

Por, ka disa zakone të gabuara që duhet të marrin vëmendje në Ramazan për të arritur efektin e agjërimit e për të mbrojtur trupin nga sëmundjet e ndryshme.

1. Pirja e ujit të tepërt gjatë Syfyrit e para fillimit të ushqimit gjatë Iftarit, shumë besojnë se kjo mbron trupin nga etja gjatë ditës: Pirja e sasive të mëdha të ujit gjatë Syfyrit shkakton më shumë punë për veshkat për të nxjerr gjithë atë ujë, e cila rrit etjen. Konsumoni fruta të pasura me ujë, si pjepër, shalqi dhe mollë, pasi ndihmojnë që uji nga trupi të largohet gradualisht gjatë agjërimit.

2. Pirja e ujit të ftohtë pas agjërimit, redukton qarkullimin e gjakut në stomak gjë e cila shkakton dhimbje: Për shkak të kësaj, këshillohet përdorimi i ujit të pijshëm të vakët, njëjtë me temperaturën e dhomës së pirjen e qumështit me hurma, dhe vetëm pas iftarit mund të pini ujë të ftohtë.

3. Ushqimi i fërguar, paraqet rrezik për stomakun, duke shkaktuar dispepsi, trashje dhe acid. Ky lloj ushqimi duhet të shmanget nga iftari

4. Ushqimi i ëmbël menjëherë pas Iftarit, shkakton akumulimin e yndyrës në trup: Ndikon për të rritur peshën e trupit dhe kolesterolin, kështu që nëse doni të hani ëmbël, le të jetë pas namazit të natës dhe në sasi të vogla: Madje, një gjë e tillë rekomandohet të ndodh maksimumi prej një ose dy herë në javë.

5. Konsumi i pamjaftueshëm i frutave: Konsiderohet si burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve që trupi ka nevojë në Ramazan, dhe për të ndihmuar dhe në luftën kundër obezitetit dhe zvogëlimin e peshës.

6. Erëzat vlerësohen të jenë armiqtë tanë: Konsumimi i ushqimeve të kripura dhe pikante promovon sekretim të ujit nga trupi, gjë që shkakton ndjenjën e etjes gjatë ditës dhe rrahje zemre të parregullta. /UBT News/

Exit mobile version