UBT News

Gjashtë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

Me datën 3 maj të vitit 2016 Kosova u anëtarësua në UEFA dhe misioni i Federatës së Futbollit të Kosovës u kompletua më 13 maj të vitit 2016, kur Kosova u pranua me shumicë votash si anëtare e FIFA-s.

Rrugëtimi deri në UEFA/FIFA

Pas viteve të 40-ta në varësi të statusit, futbolli u organizua si aktivitet shoqëror e shumë pak i përfshirë nëpër organizata, por kjo mund të quhet si një zanafillë e re në këtë drejtim.

Gjatë këtyre viteve shpërthyen shumë lojtarë që ishin talent, shumë trajnerë të shquar, por nuk munguan as tifozët.

Përkeqësimi i situatës politike ndikoi që më 20 gusht të vitit 1991 të themelohet Federata e Kosovës për të marrë hapa të mëdhenjë në këtë drejtim.

U krijua edhe një ligë e pavarur ku merrnin pjesë 20 skuadra në Ligën e Parë, ndeshja e parë u zhvillua më 13 shtator të vitit 1991 në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë.

Ishte një situatë e rëndë, luhej nëpër fusha të improvizuara por dëshira e madhe për futbollin i mbulonte të gjitha.

Federata kishte nisur qysh atëherë kontaktet me FIFA/UEFA por ata kishin hezitime, nuk kishte një përmirësim deri në janar të vitit 2014, kur FIFA e lejoi Kosovën të luajë ndeshje miqësore kundër shteteve që ishin anëtare të FIFA-së, në nivele përfaqësuesesh dhe klubesh, por me kusht që të mos luajë kundër përfaqësueseve dhe ekipeve nga shtetet e ish Jugosllavisë. Kosova u paraqit me fusnotë dhe pa simbole e himn shtetëror.

Pranimi në UEFA/FIFA

Me 28 vota pro, 24 vota kundër dhe 2 vota të pavlefshme Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA. Tani e kishte anëtarësimin me të drejtat e plota në dy asosacionet më të mëdha në botën e futbollit dhe nga ajo ditë flamuri i Kosovës valon nëpër të gjitha aktivitetet botërore sportive.

“Kjo është një datë shumë e rëndësishme për ne, pasi sot jemi pjesë e FIFA-s. Të gjithë në Kosovë i gëzohen këtij vendimi të Kongresit të FIFA-s. E kemi pritur një kohë të gjatë këtë vendim dhe jemi shumë të lumtur. Ju premtoj se ne do t’i mbrojmë vlerat e futbollit”, kishte deklaruar atë kohë Fadil Vokrri, kryetari historik i FFK-së, pas Kongresit.

Kosova tani e ka zërin, votën dhe ndikimin në FIFA/UEFA./UBTNews/

Exit mobile version