Ish-futbollisti i Ligës Amerikane dhe La Ligas, Sergio Contreras, i njohur ndryshe si “Koke”, u deklarua fajtor për drejtimin e një bande trafikantësh droge, dhe pranoi një dënim me gjashtë vite burg në një gjykatë në Malaga.
40 vjeçari, i cili kishte luajtur për Houston Dynamo dhe Malaga, gjithashtu edhe Marseille dhe Sporting, pranoi një marrëveshje pasi që ishte paralajmëruar nga prokurorët se ai po përballej me 16 vite heqje lirie.
Dënimi do të jepet në ditët në vijim dhe nuk mund të apelohet.
Contreras ishte njëri nga 17 të akuzuarit që kishin blerë një sasi të madhe të drogës dhe e kishin shpërndarë atë në sasi të vogla në shtete të ndryshme të Evropës. “Koke” ishte përshkruar më parë në një aktakuzë paraprake si kreu i bandës.
Banda, të cilën ish-ylli i La Ligas tani ka pranuar se e drejtonte, bleu kryesisht marihuanë dhe rrëshirë kanabisi, por edhe kokainë.