Në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të vdekjes dhe janë regjistruar 313 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi.
Shumica e të infektuarve rishtas janë në Podgoricë – 149. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga pasojat e virusit korona në Malin e Zi që nga fillimi i epidemisë – 811.
Numri i rasteve aktive është 7 mijë e 245. Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimit me virusin e ri korona në Malin e Zi që nga fillimi i epidemisë në mars të vitit të kaluar është 61 mijë e 972.