Tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Nashville në SHBA.
Ngjarja ndodhi të hënën në mëngjes me kohën lokale, ku më pas e dyshuara, një vajzë adoleshente, u qëllua për vdekje nga policia.
Zëdhënësi i Departamentit të Policisë Metropolitane, Don Aaron tha se e dyshuara kishte të paktën dy pushkë gjysmë-automatike dhe një pistoletë, tha Don Aaron, shkruan BBC.
Policia tha se e dyshuara hyri në shkollë duke qëlluar në njërën nga dyert e shkollës.
Ajo është zhvendosur nga kati i parë në katin e dytë të shkollës, duke qëlluar disa herë.
Kur policia mbërriti në vendngjarje, filloi të largonte njerëzit nga zona. Pasi dëgjuan të shtëna armësh nga kati i dytë, policia u ngjit lart dhe pa të dyshuarën të qëllonte.
Policia “qëlloi” të dyshuarën – e cila u qëllua për vdekje nga dy nga pesë policët që ishin në vendin e ngjarjes
Në shenjë respekti për viktimat e akteve të pakuptimta të dhunës të kryera në Nashville, presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëruar që flamujt amerikanë të qëndrojnë në gjysmështizë deri në fund të muajit.