UBT News

Gjashtë të vdekur dhe 694 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur gjashtë pacientë si pasojë e COVID-19, një 66 vjeçar, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, një 78 vjeçar nga Tirana dhe një 63 vjeçare nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se janë regjistruar 694 raste të reja dhe 351 të shëruar.

Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar./UBTNews

Exit mobile version