Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur gjashtë pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkaq janë regjistruar 586 raste të reja pozitive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se janë shëruar 594 qytetarë.
Aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët katër pacientë janë të intubuar./UBTNews