Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar gjashtë raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se janë regjistruar 275 raste të reja nga 1 mijë e 422 testime të kryera.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 114 pacientë në Shqipëri, duke e çuar në 11 mijë e 7 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët pesë pacientë janë të intubuar./UBTNews