UBT News

Gjashtë të vdekur, 225 raste të reja dhe 96 të shëruar në Maqedoni të Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur gjashtë pacientë me COVID-19, tre nga Shkupi, një nga Prilepi, një nga Tetova dhe një nga Bitola.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 mijë e 694 testime, prej të cilave 225 raste rezultuan pozitive.

Në Shkup-96, Kumanovë-8, Shtip-7, Prilep-8, Tetovë-15, Strugë-3, Veles-5, Manastir-8, Ohër-2, Kavadar-6, Gostivar-2, Gjevgjeli-1, Strumica-11, Kriva Pallanka-7, Radovish-1, Koçani-17, Pehçevë-1, Berovo-10, Vallandovë-3, Vinica-1, Dellçevë-2, Kratovë-1, Shën Nikollë-6, Kërçovë-4.”, njofton Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.

Brenda 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut u shëruan 96 pacientë./UBTNews

Exit mobile version