Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmë në Gjakovë, ku një burrë është gjetur i shtrirë pa shenja jete në pushimoren e shkallëve të një ndërtese banimi.
Ekipi mjekësor që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes” dhe është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
