Një rast i sulmit seksual ndaj një të miture është denoncuar në Gjakovë, me ç ‘rast është arrestuar një person.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, viktima ka raportuar të martën se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari, ngjarje kjo që dyshohet se ka ndodhur gjatë ditëve të para të prillit.
Menjëherë pas denoncimit, forcat e rendit kanë vënë në pranga të dyshuarin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit dhe është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore.
