Dita e sotme po rezulton të jetë fantastike për xhudisten tonë, Nora Gjakova e cila tani ka prekur finalen e Grand Slam Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Emirate.
Gjakova i siguron Kosovës tjetër medalje nga xhudo, ku tani do të luftojë për të artën në Grand Slam Abu Dabi.
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova mposhti në gjysmëfinale xhudisten nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani.
Tani, Nora Gjakova në finale të kësaj gare do të përballet me xhudisten nga Korea, Mimi Huh.