Xhudisti ynë, Akil Gjakova do të luftojë për ta prekur çerekfinalen e Grand Slam-it që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova në raundin e parë e mposhti xhudistin nga Bahamas, Andrew Munnings.
Gjakova vazhdoi me fitore edhe në raundin e dytë, ku e mposhti xhudistin finlandez, Valtteri Olin.
Në raundin e radhës, xhudisti ynë do të përballet me atë nga Kazakistani, Zhansay Smagulov.